Partizani kalon në avantazh ndaj Teutës, tribuna zbret në fushë dhe feston me lojëtarët

Partizani kalon në avantazh ndaj Teutës, tribuna zbret në

Partizani kalon në avantazh kundër Teutës ndërsa është çmendur tribuna, e cila ka zbritur në fushë dhe ka festuar me futbollistet.

Partizani po luan në këto momente ndeshjen më të rëndësishme të sezonit. Të kuqtë presin në shtëpi Teutën dhe për të marrë titullin, mjafton një fitore.

Tifozët e skuadrës së drejtuar nga Giovani Colella kanë zënë vendet e tyre në “Arenën e Demave” dhe atmosfera duket fantastike. Lojtari i 12-të i Partizanit ka shpalosur edhe një banderolë ku shkruhet: “Ju kurrë nuk do të jeni vetëm”.

Në fakt, mbështetësit e ekipit kryeqytetas kanë shoqëruar ekipin gjatë gjithë sezonit, edhe në transfertat më të largëta. Nëse te Partizani do festojnë apo jo në fund, na duhet të presim e të shohim.

 

 

EMISIONET