Partizani i dëmtuar nga arbitrazhi? Matraxhiu: Vendimet e gjyqtarëve brenda dhe jashtë fushe dukeshin pak të nxituara

Në një lidhje direkte për emisionin "Sport Focus", ishte i ftuar Andi Matraxhiu, menaxher futbolli, për të analizuar ndeshjen mes Partizanit dhe Vllaznisë, një përballje që ka ngjallur debate për arbitrazhin.

Sipas Matraxhiut, vendimet e gjyqtarëve dhe interpretimet e VAR-it në këtë ndeshje kanë lënë shumë hapësirë për diskutim.

Ai vuri re se disa gola mund të kishin nevojë për një analizë më të gjatë, dhe për këtë arsye Partizani duket se u dëmtua nga arbitrazhi në këtë përballje.

"Në këtë ndeshje, vendimet e gjyqtarëve brenda dhe jashtë fushe dukeshin pak të nxituara. Partizani duket se u dëmtua."-tha ai.

Megjithatë, Matraxhiu thekson se meritat e Vllaznisë mbeten të qarta.

Pozicioni i skuadrës shkodrane është i merituar, falë punës së trajnerit Martini, drejtorit Sinani dhe mbështetjes së tifozëve.

"Vllaznia e meriton pozicionin që ka në renditje. Trajneri, drejtori dhe tifozët kanë bërë punë të madhe."-shtoi menaxheri i futbollit.

Matraxhiu shtoi se gara për titullin do të vendoset në fazën finale “Final Four”, por çdo ndeshje deri atëherë ka rëndësi të veçantë në renditjen e skuadrave.

EMISIONET