Partizani bindshëm për kreun, Skuka vendos në Ballsh. Egnatia bën goditjen në Laç

Sërish Skuka dhe Partizani fluturon në kreun e klasifikimit të Abissnet Superiores. Një realizim në pjesën e parë të transfertës së Ballshit e konfirmon lider ekipin e Giovanni Colellas.
Të kuqtë krijuan por edhe rrezikuan për të pësuar deri në sekondat e fundit por eksperienca dhe vendosmëria për të dalë me 3 pikë nga kjo transfertë e ruajnë të paprekur kolonën e fitoreve në këtë kampionat.
9 pikë të plota për skuadrën kryeqytetase që ndiqet nga Vllaznia me 6 ndersa Bylis mbetet ne kuotën 3 dhe arrihet nga Egnatia që fiton në Laç.
Skuadra e Edlir Tetovës i besoi sulmin kongolezit Delarge që shfrytëzoi fizikun për të shënuar një gol force. Në krahun tjetër kurbinasit u treguan të pafuqishëm për të bërë më shumë duke regjistruar humbjen e dytë rresht këtë sezon.

