Panik te Franca, 4 lojtarë të dëmtuar bëjnë Deschamps me "dhimbje koke"

Panik te Franca, 4 lojtarë të dëmtuar bëjnë Deschamps

Kur kanë mbetur 4 ditë nga përballja ndaj Zvicrës në 1/8 e Kampionatit Evropian, te Franca ka një problem të madh me dëmtimet.

Deschamps vuajti në dy ndeshje me krahun e majtë ku fillimisht humbi Lucas Hernandez dhe me pas edhe Lucas Digne.

Rikuperimet jo që po vonojnë por sot te "gjelat" janë ndalur edhe dy lojtarë të tjerë nga problemet fizike në stërvitje.

Gjatë paradites ishte sulmuesi Marcus Thuram qe e ndërpreu seancën pasi ndjeu një problem muskular dhe menjëherë mjekët nxituan për të bërë kontroll të detajuar.

Jo vetëm kaq por Deschamps u bë me "dhimbje koke" edhe kur Thomas Lemar në seancën e dytë mori një goditje pasi u përplas me portierin e ri të Milanit, Maignan.

Ai la fushën duke çaluar ndërsa shton edhe më shumë problemet për "gjelat" në prag të duelit me Zvicrën në Bukuresht më 28 Qershor.

EMISIONET