PAMJET/ Federata e Basketbollit vlerëson më të mirët e vitit 2025

PAMJET/ Federata e Basketbollit vlerëson më të mirët e vitit

Federata Shqiptare e Basketbollit zhvilloi mbrëmjen e djeshme eventin përmbyllës të vitit 2025, një aktivitet i rëndësishëm ku u pasqyruan të gjitha nismat, projektet dhe aktivitetet e realizuara gjatë këtij viti në shërbim të zhvillimit të basketbollit në vend.

Eventi shërbeu si një moment reflektimi dhe bilanci mbi punën e bërë, arritjet sportive dhe organizative, si dhe ndikimin pozitiv që kanë pasur programet e zbatuara nga federata, veçanërisht në rritjen e cilësisë së garave dhe përfshirjen e të rinjve në basketboll.

Gjatë aktivitetit u prezantuan programet kryesore zhvillimore, kampionatet kombëtare, pjesëmarrjet në gara ndërkombëtare, projektet për të rinjtë dhe iniciativat me fokus social, duke vënë në pah kontributin e sportistëve, trajnerëve, arbitrave dhe të gjithë aktorëve të përfshirë në ekosistemin e basketbollit shqiptar.

PAMJET/ Federata e Basketbollit vlerëson më të mirët e vitit

Në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje, Federata Shqiptare e Basketbollit ndau çmime për individë që janë dalluar për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e tyre të veçantë gjatë vitit 2025.

PAMJET/ Federata e Basketbollit vlerëson më të mirët e vitit

Një vëmendje e veçantë iu kushtua çmimeve individuale MVP, ku u vlerësuan sportistët më të spikatur të sezonit në të gjitha kategoritë.

Fituesit e titujve MVP për sezonin 2025 janë:

PAMJET/ Federata e Basketbollit vlerëson më të mirët e vitit

Antea Filopati – MVP U14 Vajza

Aurora Dhedhes – MVP U16 Vajza

Izabel Kaçorri – MVP U18 Vajza

Etien Xhixho – MVP U14 Djem

Gleid Mema – MVP U16 Djem

Noel Heba – MVP U18 Djem

Brikena Muçenji – MVP Femra

Vinsent Grazhdani – MVP Meshkuj

Me këtë event përmbyllës, Federata Shqiptare e Basketbollit konfirmoi angazhimin për të vijuar investimet dhe projektet zhvillimore edhe në vitin 2026, me synimin për të rritur nivelin konkurrues dhe për të zgjeruar më tej bazën e basketbollit shqiptar.

EMISIONET