Pa Haaland, Dortmundi është katastrofë. Leverkusen i jep leksion 5-2 (Video)

Pa Haaland, Dortmundi është katastrofë. Leverkusen i jep leksion

Borussia Dortmund nuk arrin të mbajë ritmin e Bayern Munchen. Verdhezinjtë ndalen pas tri fitoreve radhazi por humbja është e rëndë për të thënë të vërtetën.

Në shtëpi me një stadium të rikthyer me tifozë, skuadra e Rose vuan mungesën e Haaland duke pësuar një humbje 2-5 përballë Leverkusen.

Në fillim ishin dy autogola nga të dyja krahët që e bënë ndeshjen shumë emocionuese por më pas ishin miqtë që arritën të bënin më mirë dhe të shfrytëzonin maksimalisht rastet për shënim. Talenti wirtz në 20’ dhe Andrich në 28’ e çuan rezultatin 3-1 në gjysmë orë lojë çka shokoi vendasit.

Pjesa e dytë sërish ishte për Leverkusen që shënuan me Tah në 53’ dhe aty Dortmundi hoqi dorë dhe u dorëzua në shtëpi. Në 87' shenoi serish Leverkusen dhe ne 89' vendasit me rezultatin final qe u fiksua 5-2.

Një humbje që e lë në vend të dytë por i lë rrugën e hapur Bayernit drejt titullit./Ora News.

EMISIONET