Orges Shehi: Skuadra tregoi karakter në derbi. Shkëmbi: Ishim hija e vetvetes

Orges Shehi: Skuadra tregoi karakter në derbi. Shkëmbi: Ishim hija e

Edhe pasi fitoi derbin e dytë të Superiores, Orges Shehi tregohet i matur dhe me këmbë në tokë në reagimin pas këtij suksesi. Ai vlerëson skuadrën ndërsa e pranon se derbi me Partizanin i ka shijuar më shumë.

“5 minutat e para të Kupës ishin për t’u harruar. Kjo ishte histori tjetër, më vjen mirë që skuadra reflekton, më vjen mirë që kam çuna me karakter në skuadër. U mobilizuam, ndryshuam mënyrë loje dhe modul, morëm mësime nga ndeshja e Kupës. Mungesat? Lojtarë të rëndësishëm, por nuk duhet të varemi. Si ndaj Teutës, edhe sot, skuadra ia doli me mungesa, një gjë e tillë ia shton forcën skuadrës. Është e rëndësishme që të gjithë lojtarët të ndihen të barabartë.  Ne kemi ndryshuar strategji ndeshje pas ndeshje, edhe modul. Jemi përgatitur me 2-3 mënyra loje. Ngoo e frenoi pak Covidi, por është një lojtar që nuk mund të shfaqë më të mirën nëse nuk është në formë fizike të mirë. Ai është një lojtar tepër i rëndësishëm për ne. Cili derbi më i bukur? Fitorja me Partizanin, për tifozët dhe për arsye personale pasi nuk e kisha fituar derbin, tani mund të përmbysim edhe atë në Kupë”, përfundoi trajneri bardheblu.

Në kampin tjetër, pak fjalë kishte Shkëmbi ku pranoi se mungesat ndikuan dhe se në Janar mund të ketë nevojë për ndërhyrje.

“Mendoj që nga ndeshja e kaluar ndryshoi përqendrimi, por edhe gjendja fizike. Disa lojtarë kishin probleme, disa i kemi të dëmtuar, pa hequr përgjegjësitë. Nuk ishte vetëm mungesa e Sofranac, kishte edhe mungesa të tjera e lojtarë me probleme si Isaevski e Siljanovski. Merkato në Janar? Zgjedhjet nuk i bëjmë nga dëshira, ishim të detyruar, sidomos sot, shumë të detyruar. Duhet të shohim në janar, ndeshjet janë këtu. Duke mos i hequr asnjë meritë Tiranës, nuk ka shumë diferenca, por sot pati. Hiç 15 minutat e para, Tirana na vuri në vështirësi, ndërsa ne ishim hija e vetvetes”, u shpreh trajneri dinamotiv./Ora News/.

EMISIONET