Orges Shehi: Një nga ndeshjet më të dobëta të Tiranës. Josa shpreson te vazhdimësia e Laçit

Orges Shehi: Një nga ndeshjet më të dobëta të

Laçi mori një fitore që e bën edhe më të hapur garën për titull në Superiore. Pas suksesit, trajneri Mirel Josa u tregua si gjithmonë i matur dhe larf euforisë teksa u shpreh se nuk e mendon ende titullin kampion te Laçi.


Tirana sot na befasoi, duke luajtur me tre në mbrojtje. Në pjesën e dytë ne u përshtatëm më mire, luajtëm më mirë me topin dhe gjetëm edhe golin. Edhe Tirana bëri mirë, sidomos me hapjen në krahun e djathtë. Nuk mendoj për titullin kampion, por i gëzohem faktit që kam një skuadër të përqendruar dhe dua ta ruajmë sa më shumë këtë cilësi. Për titull garojnë shumë skuadra dhe ne duhet të jemi me këmbë në tokë. Vlerat e Mazrekajt dihen, por sot nuk ishte në formë të mirë dhe e nisi nga stoli. Sakrifikoi në fund për të luajtur disa minuta, por nuk po ndihej mirë dhe e hoqëm sërish në shtesë, për të mos rrezikuar. Edhe unë dua të dalim kampion, si shumë trajnerë të tjerë me skuadrat e tyre, por unë dua të mbaj skuadrën me këmbë në tokë dhe të përqendruar. Unë kam gjetur një skuadër si rrallë në vend tjetër, me shumë cilësi dhe iniciativë, por duhet të ruajmë këto cilësi edhe në vazhdimësi, ndaj nuk dua të mendoj për titullin”, deklaroi trajneri i Laçit.

Në kampin tjetër, ishte një Orges Shehi shumë i zhgënjyer i cili pranoi se skuadra e tij bëri një paraqitje të dobët, më të dobtën në këtë sezon teksa paralajmëroi edhe masa.

 

“Ishte një nga ndeshjet më të dobëta tonat në këtë sezon dhe megjithatë po shkonim drejt barazimit, por një episod vendosi fatin e takimit. Do të isha i kënaqur me një pikë, duke parë si erdhi ndeshja, pasi ishte një ditë jo për të gjithë skuadrën. Laçi nuk është më i fortë se ne, por u treguam të paqartë në manovër dhe konfuzë në mënyrën e ndërtimit të lojës. Ishte një ditë e keqe për ne. Duhet të ndryshojmë dhe do të ndryshojmë, por koha është e paktë, pasi në fundjavë luajmë ndaj Teutës. Duhet të ndryshojmë ndoshta edhe vendosje, por edhe mentalitet, pasi duhet të luajmë shpejt dhe të mos mbajmë topin në mënyrë të tepruar”, tha në fjalën e tij pas ndeshjes trajneri i bardhebluve./Ora News/.

EMISIONET