Orë 700 mijë euro për të celebruar transferimin në Arabinë Saudite

Orë 700 mijë euro për të celebruar transferimin në

Cristiano Ronaldo i ka bërë dhuratë vetes një orë që kushton rreth 700 mijë euro. Luzitani fitues i 5 Topave të Artë, sigurisht që e ka mundësinë t’ia bëjë qejfin vetes me dhurata të tilla dhem ai e reklamon me kënaqësi dhe krenari orën e markës “Jacob and Co” që celebron hapin e radhës në karrierën e tij pasi nisi një eksperiencë të re në Lindjen e Mesme.

Ora simbolizon flamurin e Arabisë Saudite me ngjyrën e bardhë dhe jeshile dhe në të janë vendosur 338 gurë të rrallë e të çmuar në skeletin 18 karatësh prej ari. Ora ka përmasat 47-15.85 mm ndërsa rripi është krijuar nga lëkura e një aligatori.

Orë 700 mijë euro për të celebruar transferimin në

Për të ndërtuar këtë orë janë dashur 216 pjesë. Gjithsesi, kjo nuk është ora më e shtrenjë e koleksionit të Ronaldos pasi rekordin e mban një “Franck Muller” 2 milionëshe.

EMISIONET