Oltijon Kërnaja shpallet trajneri më i mirë i shkurtit

Oltijon Kërnaja shpallet trajneri më i mirë i shkurtit

Trajneri i Partizanit, Oltijon Kërnaja, është shpallur nga Drejtoria Teknike e FSHF-së trajneri më i mirë i muajit shkurt në kampionatin “Abissnet Superiore”.

Ky vlerësim vjen pas një muaji perfekt për skuadrën e tij, që regjistroi katër fitore në katër ndeshje.

Çmimi iu dorëzua Kërnajës në ambientet e FSHF TV nga Sulejman Starova.

Në një prononcim për fshf.org, trajneri i Partizanit e konsideroi këtë vlerësim si rezultat të punës dhe sakrificës së të gjithë skuadrës, duke ia dedikuar familjes, klubit dhe tifozëve të kuq.

“Jam shumë i lumtur. Katër ndeshje – katër fitore. Më shumë i lumtur për djemtë, që po sakrifikojnë dhe po japin gjithçka. Me punën e tyre kanë ardhur edhe rezultatet që shpresojmë t’i vazhdojmë”, tha Kërnaja.

Oltijon Kërnaja shpallet trajneri më i mirë i shkurtit

Ai shtoi se çmimi i dedikohet familjes së tij, duke përfshirë gruan dhe dy fëmijët, si dhe tifozëve të Partizanit.

“Do të vazhdojmë të punojmë më shumë për ta sepse e meritojnë”, theksoi ai.

Për sa i përket kampionatit, Kërnaja theksoi se “Abissnet Superiore” është shumë i luftuar dhe objektivat e Partizanit janë të qarta: të synojnë renditjen më të lartë dhe trofetë.

Ky muaj i suksesshëm konfirmon rikthimin e Partizanit në një formë të lartë, ndërsa lufta për titull dhe pozicionet e para në kampionat vazhdon të jetë e fortë deri në javën e fundit

EMISIONET