OFERTË FARAONIKE PËR VININ! Al-Ahli i ofron brazilianit 1 miliardë euro kontratë për 5 vjet
Një ofertë rekord vjen nga Arabia Saudite për yllin e Realit, Vinisius Zhunior. Al-Ahli po përgatit një kontratë 5-vjeçare prej 1 miliardë eurosh për sulmuesin brazilian, ndërsa 300 milionë euro për të blerë kartonin e tij nga madrilenët.

Vinicius Junior është në qendër të vëmendjes brenda Real Madridit, për shkak të lojës së tij, e cila ka rënë ndjeshëm, dhe për shkak se zgjatja e kontratës së tij deri në vitin 2030 është pezulluar.
Kjo i ka bërë shumë tifozë los blancos të jenë skeptikë për një largim të mundshëm të yllit brazilian këtë verë nga Santiago Bernabeu.
Në këtë kontekst, Arabia Saudite është rikthyer sërish në skenë. Futbolli saudit ka qenë i etur për të nënshkruar me Vinicius që nga viti i kaluar, por lojtari nuk po e konsideronte largimin nga Real Madridi dhe vetë klubi madrilen nuk mori asnjë ofertë zyrtare, të cilën thuhet se e refuzoi.
Megjithatë, shifrat që kanë dalë në lidhje me këtë transferim janë rekord. 25-vjeçarit I është ofrua një kontratë faraonike prej 1 miliard eurosh e vlefshme për 5 vite, ndërsa dhe Real Madridit iu ofrua 300 milionë euro për kartonin e përfaqësuesit të kombëtares seleçao.
Duket se me rinovimin e kontratës së Viniciusit që është duke u zhvilluar ose është në proces, interesi saudit ishte zbehur, por jo. Tani, me rinovimin që është pezulluar Arabia Saudite po shqyrton mundësinë e rikthimit të brazilianit në qendër të vëmendjes.
Sipas raportimeve në shtypin ndërkombëtar, zyrtarët e futbollit të Arabisë Saudite janë të vetëdijshëm se largimi i Vinicius nga Real Madridi nuk do të jetë i lehtë, por ata do të vazhdojnë të punojnë për këtë, pavarësisht nëse ai e rinovon kontratën apo jo.
Plani i tyre është ta bindin brazilianin të bashkohet me skuadrën e Al-Ahli jo më vonë se sezoni 2027/2028. Përgjatë edicionit që lam pas, Vini shënoi 11 gola dhe 8 asiste në 30 paraqitje në La Liga.
Ndërkohë, 8 gola dhe 3 asiste ai I realizoi në Champions League, ndërsa 1 gol e 1 asisit sulmuesi i regjistroi në Botërorin e Klubeve, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


