Ofendime raciste ndaj Rashford në finalen e Euro 2020, 18-vjeçari shkon në burg

Racizmi në futboll nuk po luftohet ndryshe. Në Angli janë shumë raste dhe janë në rritje sulmet raciste ndaj futbollistëve madje edhe në nivele elitare.
I tillë është edhe rasti i një adoleshenti britanik që është dënuar me gjashtë javë burg pas fyerjeve raciste ndaj Marcus Rashford, njoftoi të mërkurën Shërbimi i Prokurorisë së Mbretërisë.
Sulmuesi i Mançester Junajtid, së bashku me Bukayo Saka dhe Jadon Sancho, ishin objektiv i një vale sulmesh në rrjete të caktuara sociale pas dështimeve të tyre te penalltitë në finalen e Euro 2020 kundër Italisë.
Autori është 19-vjeçari Justin Lee Price i cili pranoi se kishte dërguar një mesazh fyes në internet gjatë një seance në Gjykatën e Magjistraturës Worcester më 17 mars. Ai sot u dënua nga Gjykata me 6 javë burg edhe pse fillimisht i mohoi faktet gjatë marrjes në pyetje të parë në polici./Ora News/.

