Nuk po gjen hapësira te Reali, talenti turk merr dy oferta nga klube të njohura
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shkurt 2024, 13:09

Arda Guler ka luajtur shumë pak gjatë këtij sezoni dhe shkak është bërë një dëmtim i rëndë. Për këtë arsye më shumë mundësi talenti turk mund të largohet nga Real Madrid-i në verë.
Sipas raportimeve të medieve spanjolle dy klubet që kanë shfaqur interes të lartë për Guler janë Totenham në Premier League dhe Bayer Leverkusen në Bundesliga.
Edhe pse erdhi me shumë bujë në verë, talenti turk hasi vështirësi edhe për shkak të një dëmtimi që e mbajti jashtë fushave për një kohë të gjatë.


