Nuk “ndez” me Argjentinën që nga 2022-shi, Lautaro Martinez: Shpresoj të shënoj ndeshjen e radhës

Nuk “ndez” me Argjentinën që nga 2022-shi, Lautaro

Sulmuesi Lautaro Martinez nuk shënon për Argjentinën që në nëntorin e vitit 2022. 

As miqësoren kundër El Salvadorit nuk arriti të shfrytëzojë si duhet. Pas sfidës ai është shprehur se jep maksimumin dhe shpreson të shënojë në ndeshjet e ardhshme.

“Mundohem të tregohem në fushë.

I lashë njerëzit të flasin sepse nuk më interesojnë shumë pasi në çdo seancë stërvitore i tregoj trajnerit se jam gjithmonë në dispozicion të ekipit për çdo gjë, duke filluar si titullar, si zëvendësues apo jo.

 Punoj ta vesh këtë fanellë sepse është më e bukura. Më pëlqen të konkurroj, më pëlqen të jap më të mirën.

Ndonjëherë goli nuk arrin, u përpoqa kundër El Salvadorit dhe nuk munda.

Por do të vazhdoj të shpresoj që në ndeshjen e radhës të kem mundësinë të shënoj, të buzëqesh sërish dhe t’u dëshmoj të gjithë atyre njerëzve që flasin aq shumë për mua se e kanë gabim”, përfundoi Lautaro. 

EMISIONET