“Nuk më kujtohet kur kam qenë më i lodhur se sot”, Zekiç pas kualifikimit të Partizanit: Astana është në një nivel tjetër
Trajneri i Partizanit, Zoran Zekiç, ka thënë se është i lumtur për kualifikimin e ekipit të tij, edhe pse pranoi se gjithçka kishte ardhur me vështirësi.
“Çfarë nuk ndodhi sot (qesh). Mendoj se nuk kemi fuqi të shohim përsëri këtë ndeshje, sot kishte shumë gjëra të mira e shumë jo të mira. Pas 10 minutash kishim kontroll por ne nuk dinim si të pasonim për atë që ishte në pozicion më të mirë për të dyfishuar shifrat dhe do të ishte shumë më e lehtë për ne.
Valmiera duhej të sulmonte për të shënuar. Nuk kërkoj alibi por ne po punojmë vetëm 7 javë, djemtë kishin 10 ditë për të pushuar pas kampionatit. Tani ne kemi probleme me freskinë dhe fuqinë. Në ditët e fundit kemi humbur 3-4 lojtarë, sot kam vendosur këta djem në mbrojtje, një u dëmtua dhe nuk kemi zgjidhje. Kemi edhe probleme taktike, por ky është problemi kryesor sot.
Jo të gjithë kanë eksperiencë për Europën, e kemi thënë dje, por shumë lojtarë ndjejnë presionin se të gjithë duan të shkojnë në play-off në Ligën e Konferencës.
Nuk më kujtohet kur kam qenë i lodhur sa sot! Por jam shumë i lumtur. Tani kemi një situatë të re, luajmë ndaj Astanës, një udhëtim i gjatë. Mund të pushojmë pak, nuk di të them se sa do të pushoj, a do të fle i qetë. Nesër do të përgatitemi, kemi karakter. Astana është një nivel tjetër, duhet të përgatitemi. Atanaskoski ka karton të verdhë dhe nuk mund të luajë. Duhet të dimë se çfarë do të ndodhë me Mba, Mensah, Saliu nuk është. Por pa u ankuar, duhet t’i gëzohemi.
I kam parë ndeshjet e Astana, të dyja ndaj Dinamo Zagreb dhe kam parë ndeshjen e parë me Ludogorets, çdo kundërshtar është shumë special e duhet të përgatitemi për këtë.
Kampionati? Duhet të mendojmë, e kam thënë që nuk kemi bërë përgatitjet si duhet për kampionatin. Ky është një problem, ne luajmë ndeshjen e parë në kampionat shpejt. Por shpresoj që çdokush të jetë i shëndetshëm. Por të gëzojmë sot e mendojmë për Astanën, pastaj të shohim situatën tonë, kjo është jeta”, tha Zekiç për “MCN” pas sfidës./ Panoramasport