Nuk ka ngjarje as ftesë ministri që e heq Luiza Gegën nga stërvitja, Kushi tregon historinë me kampionen
Luiza Gega mbërrin në atdhe. Në fjalën e saj Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi kujtoi takimin e një muaji më parë që kishte bërë ministrja dhe kampionia nuk shkoi pasi nuk ndaloi stërvitjen e saj
“ Një muaj më parë pata një takim me kampionët tanë dhe Luiza nuk erdhi dot më nisi një mesazh falenderimi duke më thënë se ishte në Dardhë duke u stërvitur. Më thanë se nuk ka asnjë ngjarje ftesa e një ministri jo e jo që ta bëjë të prishë stërvitjen e saj”
Nesër ceremoni zyrtare.
Luiza Gega është kampionia e Europës në 3000 metra me pengesa. Atletja kuqezi është e para shqiptare që regjistron një arritje të tillë.
Në garën e 20 gushtit ajo e preu finishin me kohën 9:11:31, në një garë që e dominoi nga starti e deri në fund.
Një rezultat i jashtëzakonshëm për Gegën dhe atletikën shqiptare, që ngjitet në majën e Europës.

