Nuk i del inati me familjen Haaland, Roy Keane: Erling me duket si sulmues i League Two

Nuk i del inati me familjen Haaland, Roy Keane: Erling me duket si sulmues i

Ish-lojtari i Manchester United, Roy Keane, nuk humb kurrë rastin për të kritikuar Erling Haalandin (24 vjeç, 28 ndeshje dhe 21 gola në Premier League këtë sezon), sulmues i Manchester City-t, klub rival i ‘Djajve të Kuq’.

Një përplasje që e ka zanafillën që nga koha kur irlandezi luante kundër babait të norvegjezit.

Duke folur për ‘Sky Sports’, ish-mesfushori kritikoi stilin e lojës së Haaland-it, i cili u dëmtua pasi kishte humbur një penallti dhe më pas shënoi golin e barazimit kundër Bournemouth-it (2-1) të dielën, në FA Cup.

"Në përgjithësi, loja e tij është e dobët, dhe jo vetëm sot, por në mënyrë të përgjithshme. Gabon shumë.

Para portës, është më i miri në botë. Por loja e tij në tërësi, për një lojtar të përmasave të tij, është mjaft e dobët, dhe jo vetëm sot, por prej një kohe të gjatë.

Mendoj se duhet të përmirësohet. Kam ndjesinë sikur po shikoj një lojtar të League Two," tha irlandezi me tone të ashpra.

Episodi që ndezi konfliktin mes Keane dhe Haaland-it senior

Përplasja historike mes Roy Keane dhe Alf-Inge Haaland arriti kulmin në derbin e Manchesterit, në prill të vitit 2001. Gjithçka filloi në vitin 1997, kur Haaland akuzoi Keane për simulim të një dëmtimi të rëndë.

Katër vite më vonë, Keane, në një akt hakmarrjeje të pranuar në autobiografinë e tij, i bëri një ndërhyrje brutale norvegjezit.

Ky ndërhyrje e detyroi Haalandin të largohej nga fusha dhe, megjithëse nuk ishte arsyeja kryesore për pensionimin e tij të mëvonshëm, ndikoi në problemet e tij fizike.

Ky episod, i karakterizuar nga brutaliteti dhe qëllimi i qartë i Keane, tronditi botën e futbollit, duke çuar në një pezullim të gjatë dhe një gjobë të rëndë për irlandezin, duke mbetur një shembull i diskutueshëm i rivalitetit ekstrem sportiv.

EMISIONET