“Nuk është ndonjë gjë e madhe që Partizani humbi sot”, ish-trajneri Mehmeti: Më mirë që ndodhi tani

I ftuar në emisionin Ora Sport në RTV Ora, nën moderimin e Altin Sulçes dhe Dorisa Keçani, ish trajneri Dritan Mehmeti tha se është moment i mirë që Partizani humbi tani.

Sipas tij, nuk është një gjë e madhe humbja e Partizanit me Erzenin, duke shtuar se lojtarët tashmë duhet të jenë me këmbë në tokë.

Mehmeti: Besoj se nuk është gjë e madhe që humbi partizani sot. Më vjen keq sepse do të krijonte një shkëputje me kundërshtarët e tij, megjithatë është një moment i mirë që ndodhi tani. Nuk është se shoh shumë diferenca prandaj duhet të ulen në këmbë në tokë dhe të kenë pak më shumë personalitet si skuadër, pasi ka shumë personalitete të reja.

EMISIONET