Notat e lojtarëve në derbi, Mkhitaryan i jashtëzakonshëm, Theo Hernandez dhe Maignan dështim total

Interi ka marrë një fitore ndaj Milanit me rezultat të thellë 5-1 në “Derby della Madonina” në kuadër të javës së katërt të Serie A.
Henrikh Mkhitaryan shënoi dy herë, ndërsa nga një gol shtuan Marcus Thuram, Hakan Calhangolu dhe Davide Frattesi për Interin. Në anën tjetër Rafael Leao shënoi për Milanin golin e vetëm.
Lojtari me notën më të lartë në këtë ndeshje ishte Mkhitaryan qëu vlerësua me notën 9.3. Armeni shënoi dy gola.
Di Marco (7.8), Thuram (7.5) dhe Lautaro Martinez (7.2) po ashtu kishin paraqitje të mirë te zikaltërit.
Theo Hernandez me notën 5.7 ishte më i dobëti në fushë së bashku me Mike Maignan me notën 6.2.


