Një "yll" i Tetovës/ Murale për fantazistin e Kombëtares, Nedim Bajrami

Nedim Bajrami, mesfushori i kombëtares shqiptare është nderuar në qytetin e tij të origjinës, Tetovë, me një murale madhështore në zemër të qytetit.
Ky gjest vjen si vlerësim për paraqitjen e tij historike në Euro 2024, ku Bajrami realizoi golin më të shpejtë në historinë e Kampionatit Evropian, duke tundur rrjetën e Italisë pas vetëm 23 sekondash.
Kryetari i Bashkisë së Tetovës, Bilall Kasami, përmes një postimi emocionues, tha:
“Nedim Bajrami, djali i Tetovës dhe krenaria e shqiptarëve, sot mori vendin që i takon në zemrën e qytetit të vet, një mural me zemër, e një zemër kuqezi!”

