Një trofe me PSG? Messi: Mund të jemi ekip i fortë por në Champions League na duhet edhe fati

Në “Parc des Princes”, aty ku do të jetë vëmendja e të gjithë sportdashësve këtë sezon, prezantohet goditja e shekullit, Lionel Messi.
Cili është emocioni më i madh Lotët e lamtumirës apo eocionet e një fillimi të ri?
"Gjithçka. Nuk mund të lë pas atë që kam përjetuar nga një ditë në tjetrën, por në anën tjetër mezi pres të filloj këtë aventurë të re. Jam i lumtur që jam këtu, më është dashur të asimiloj gjithçka që kam kaluar javën e fundit".
Ju keni fituar Ligën e Kampionëve 4 herë. Çfarë i duhet një skuadre për të fituar këtë trofe?
"Nuk është e lehtë. Në fund mund të kesh ekipin më të mirë në botë, por nuk fiton, sepse futbolli përbëhet nga detaje. PSG ishte shumë afër fitores, ata kishin ekip shumë të fortë, por nuk arritën të fitojnë trofeun. Nuk e di se çfarë mund të mungojë, por ne duhet të jemi një grup i bashkuar. Unë ende nuk e njoh dhomën e zhveshjes së skuadrës, por nga jashtë mund të them se na duhet pak fat në Champions League".

