"Një trajner i ri sjellë frymë të re në ekip"/ Mezini merr shembullin e suksesit të Partizanit me Orges Shehin: Ai përcjell mentalitetin e duhur

Në studion e emisionit “Ora Sport” ishte i ftuar futbollisti Mateo Mezini, i cili analizoi situatën e Dinamos dhe ndikimin e brendshëm të grupit mbi performancën e ekipit.

Sipas tij, problemi kryesor i Dinamos nuk është sistemi i lojës apo mungesa e taktikes, por tensionet brenda skuadrës.

“Të gjitha aludimet çojnë drejt një pikë kyçe, grupi brenda ekipit. Mosmarrëveshjet dhe ndonjë tension midis lojtarëve ndikojnë drejtpërdrejt në atmosferën e përgjithshme dhe rezultatin në fushë,” tha Mezini.

Futbollisti theksoi gjithashtu rëndësinë e trajnerit në rikthimin e frymës pozitive dhe harmonisë në ekip.

“Një trajner mund të sjellë frymë të re dhe ta bashkojë skuadrën. Risia në ekip, pavarësisht se sa vite kanë lojtarët bashkë, është gjithmonë trajneri. Ai përcjell frymën dhe mentalitetin e duhur,” shtoi Mezini, duke marrë shembull suksesin e Partizanit me trajnerin Orges Shehi.

Ai përfundoi duke sugjeruar se Dinamos mund t’i duhet një ndërhyrje e ngjashme për të rikthyer besimin dhe unitetin, në mënyrë që skuadra të përmirësojë rezultatet në ndeshjet e mbetura.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "ORA SPORT":

EMISIONET