Stafa: Në javët e fundit nuk kishte dallim vendi i parë me vendin e fundit në kampionat
Ish-futbollisti, Shaqir Stafa i ftuar në emisionin ‘’Ora Sport’’ në Ora News u shpreh se në javët e fundit nuk kishte dallim vendi I parë me vendin e fundit në kampionat.
Stafa: Egnatia është e ndërtuar për të dalë kampion.
Por duke llogaritur javët e fundit nuk kishte dallim vendi i parë me vendin e fundit.
Ka qenë një ngjeshje tek pjesa e lojës dhe tek pjesa e pikëve.
Sepse Egnatia u shkëput, kishte atë rivalitetin me Partizanin, Dinamon e Vllazninë me dal kampion.
Por të shikosh 7 javët e fundit, të shikoje ndeshjen Egnatia-Skënderbeu unë mendoj se nuk kishte ndonjë diferencë të madhe.