NIS NBA/ Thunder në mbrojtje të titullit, fiton në frymën e fundit
NBA sapo ka nisur një sezon fantastik

NBA ka nisur me emocione të mëdha me fitoren e Thunder në një ndeshje spektakolare kundër Houston Rockets.
Shai Gilgeous-Alexander, lojtari më i mirë, shënoi dy gjuajtje të lira 2.3 sekonda para përfundimit të kohës së dytë shtesë për t'i dhënë Thunder fitoren 125-124.
Durant shkaktoi një faull ndaj Gilgeous-Alexander, ndërsa Rockets kryesonin 124-123 në periudhën e dytë shtesë, dhe më pas doli nga loja.
Tifozët e Thunder ende nuk e kanë falur Durant që u largua nga Thunder për t'u bashkuar me Golden State Ëarriors , rivalin e tyre më të madh, në vitin 2016.
Durant shënoi 23 pikë në ndeshjen e tij të parë me Houston. Ai u fishkëllye gjatë prezantimit të lojtarëve titullarë para ndeshjes dhe kjo vazhdoi për pjesën më të madhe të takimit.
Chet Holmgren shtoi 28 pikë dhe shtatë ribaunde për Thunder. Jalen Ëilliams i Oklahoma City, i cili u bë All-Star për herë të parë sezonin e kaluar, nuk luajti ndërsa vazhdon të rikuperohet nga një dëmtim në kyçin e djathtë që pësoi sezonin e kaluar.
Ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale më 1 korrik dhe trajneri Mark Daigneault tha se ai po "përparon".
Ndërkaq Thunder viziton Indiana Pacers të enjten në një ndeshje tjetër të madhe për të përsëritur suksesin e sezonit të kaluar.
Fitorja e titullit sezonin e kaluar ishte kulmi i viteve të tëra pune të palodhur për Thunder.
Në ndeshjen tjetër mes Ëorriors dhe Lakers, me këta të fundit që u panë me disa mungesa të rëndësishme.
Kjo solli edhe humbjen e Los Angelos me rezultatin 119-109.


