Nis "fshesa" te Vllaznia, klubi shkodran ndan rrugët me drejtorin sportiv Tefik Osmani

Nis "fshesa" te Vllaznia, klubi shkodran ndan rrugët me drejtorin

Dështimi i Vllaznisë në perpjekjet e saj për të fituar titullin kampion pas plot 24 vitesh mungesë, pritet të shoqërohet me një “reforme” tek klubi shkodran.

Dhe në fakt lëvizja e parë është zyrtarizuar vetëm pak minuta më parë nga ana e klubit kuqeblu.

Bëhet fjalë për drejtorin sportiv Tefik Osmani i cili nuk do të jetë më në këte detyrë tek Vllaznia. Kontrata e tij me mbylljen e sezonit ka përfunduar dhe drejtuesit e klubit nuk kanë ndër mend ta vazhdojnë më tej atë.

Një gjë e tillë është bërë publike permes nje postimi të shpërndarë në faqen e klubit ku shkruhet:

“KF Vllaznia bën të ditur se me mbylljen e sezonit, ka përfunduar edhe kontrata me drejtorin sportiv z.Tefik Osmani. Në këto rrethana, e falenderojmë për punën e bërë këto 18 muaj që ka qenë pjesë e klubit tone dhe njëkohësisht i urojmë suksese në karrierën e tij të mëtejshme”.

EMISIONET