Nga vendi i fundit në Europë, klubi historik francez shpërblen trajnerin

Nga vendi i fundit në Europë, klubi historik francez shpërblen

Lyoni përjetoi një sezon plot ulje-ngritje.

Skuadra e njohur franceze e nisi shumë keq, por më kalimin e kohës e mori vetën dhe e mbylli mjaft mirë.

Duke u renditur në vendin e gjashtë në Ligue 1, pozicion që solli kualifikimin në Europa League.

Merita të mëdha për kthesën e Lyonit pati Pierre Sage, i cili u emërua në pankinën e skuadrës në një moment të vështirë.

Me 7 herë kampionët e Francës që renditeshin të fundit.

Por 45-vjeçari bëri mjaft mirë dhe siguroi 46 pikë në 22 ndeshjet që drejtoi Lyonin në kampionat.

Skuadër me të cilën mbërriti edhe në finalen e Kupës së Francës.

E humbur 2-1 përballë PSG-së së Luis Enriques.

Drejtuesit e Lyonit, të kënaqur me atë që i ka dhuruar tekniku 45-vjeçar skuadrës, kanë vendosur të rinovojnë me të deri në 2026.

EMISIONET