NGA PARAJSA NË FERR/ Leicester City bie zyrtarisht në League One
Leicester Siti ka rënë zyrtarisht në Ligë One. "Dhelprat", të cilat fituan premier ligën në vitin 2016, ndërsa sezonin e ardhshëm do të luajnë në kategorinë e tretë angleze.

Nga kampionë historikë të premier ligës, në ligën e tretë.
10 vite më parë Leicester Siti ngriti lart trofeun e premier ligës, ndërsa tashmë kanë rënë edhe nga championshipi.
Një moment që pritej prej shumë kohësh për shkak të rezultateve të dobëta, por që vite më parë as nuk imagjinohej.
Rënia në kategorinë e tretë u vulos pas barazimit 2 me 2 me Hull sitin.
Të gjendur shtatë pikë larg vendit të sigurt me vetëm dy ndeshje të mbetura, rënia e Leicesterit u vulos në një ndeshje në shtëpi.
Përballja kundër Hull ishte një finale. Vetëm një fitore do ta kishte mbajtur gjallë skuadrën e Gary Rouett , por dështuan.
Hull siti kaloi i pari në avantazh, por më pas dhelprat përmbysën rezultatin.
Miqtë barazuan sfidën pas gjysëm ore lojë duke vulosur rënien nga kategoria.
Një zbritje prej 6 pikësh për shkelje të rregullave financiare rezultoi vendimtare në luftën për mbijetesë.
Ndërkaq, kjo shënon gjithashtu rënien e dytë radhazi për klubin. Pasi ra nga Premier League në Championship sezonin e kaluar, Leicester tani bie në kategorinë e tretë, duke kompletuar një kolaps që pakkush mund ta kishte imagjinuar.
Pas ndeshjes, qindra tifozë u mblodhën para stadiumit. Ata kërkuan largimin e drejtuesve të klubit dhe formatim të skuadrës.

