Nga Cikalleshi tek Uzuni e Bare, ja mungesat e mëdha/ Sylvinho: S'kemi kohë për eksperimente, s'i merrja dot të gjithë

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho ka publikuar sot listën paraprake me 27 futbollistë të grumbulluar për përgatitoret në kuadër të EURO2024.

Në listën paraprake vihen re disa mungesa të rëndësihme në sulm, si Sokol Cikalleshi, Myrto Uzuni apo edhe Arbnor Muja.

Mungesë e rëndësishme në mesfushë është Keidi Bare, ndërsa në mbrojtje mungon Frederik Veseli. 

Në komunikim për mediar, Sylvinho u shpreh se ka kohë për eksperimente dhe se nuk mund ti merrte dot të gjithë. 

“Duhet të them që është një krenari që jam trajneri i kombëtares shqiptare që do të shkojë në Euro 2024.

Sa më përket mua dhe stafit, do të dëshiroja të falënderoja të gjithë ata që deri këtu kanë bërë një rrugëtim me të gjithë ne. Respekti im për të gjithë ata.

Zgjedhja jonë është bazuar në shumë studim, analizë, karakteristikë, individuale dhe kolektive të çdo lojtari dhe çdo skenari që do të ndeshim në kompeticion.

Është përgjegjësi e trajnerit të zgjedhë lojtarët dhe për fat të keq nuk mund të marr të gjithë.

Jam munduar të bëj më të mirën, i kam kushtuar të gjithë sforcot për më të mirën e skuadrës.

Luajmë për 3 milion shqiptarë që luajnë këtu dhe më shumë se 10 milionë në të gjithë botën.

Sigurisht puna me një kombëtare është ndryshe nga klubet, patëm 2 miqësore në mars që u dhamë mundësinë disa lojtarëve që nuk iu dhamë më përpara t'i provonim.

Në miqësore bëmë disa testime dhe provuam disa lojtarë që donim të provonim. Dera është e hapur në çdo moment, mund të jesh në formë dhe merr ftesën.

Nuk kemi shumë kohë për të bërë eksperimente. E theksoi edhen njëherë që finalet e Europianit janë komplet diçka tjetër ndryshe nga kualifikueset që ke 10 muaj kohë që të luash, por çdo lojtar është në 100%.

Zgjedhja ime është e vështirë por dua t’i falënderoi të gjithë lojtarëve, nuk mundem që të ftoj më shumë lojtarë.

Jam i bindur që grupi i lojtarëve është i qetë, kam qenë vetë futbollist dhe e di se çfarë do të thotë të rrish në stol ose në tribunë, nuk të vjen mirë por duhet të pajtohen me vendimet e trajnerit.”, tha tekniku.

EMISIONET