Në takimin e dytë në Premier League, Amorim bën diçka që Ten Hag s’e kishte arritur në 85 ndeshje

Në takimin e dytë në Premier League, Amorim bën diçka

Mund të thuhet se me Ruben Amorim fitoi shumë shpejt vlerësimin dhe respektin në krye të Manchester United. Vetëm në ndeshjen e tij të dytë në Premier League si trajner i ‘Djajve të Kuq’, ish-tekniku i Sportingut arriti diçka që Erik ten Hag nuk mundi ta bënte në 85 ndeshje në detyrë, nga fillimi i sezonit 2022/23 deri në javën e 9-të të këtij sezoni: një fitore me katër gola diferencë.

Këtë të diel, në ‘Old Trafford’, "Djajtë e Kuq" mposhtën Evertonin me rezultatin 4-0, duke dhënë shenja të rikthimit në pozitat e larta të tabelës nën drejtimin e Ruben Amorim. Në debutimin e Amorim, Man. United barazoi (1-1) në fushën e Ipsëich dhe më pas mposhti mposhti Bodo/Glimt (3-2) në Europa League.

Në 85 ndeshje në kampionatin anglez, trajneri holandez Erik ten Hag arriti vetëm 52% fitore (44) dhe asnjëherë nuk e siguroi një triumf me më shumë se tre gola diferencë.

EMISIONET