Në dhoma hoteli si sardele. Shikoni se ku do të akomodohen 1.2 milionë tifozë në Katar (FOTO)

Në dhoma hoteli si sardele. Shikoni se ku do të akomodohen 1.2

Të paketuar si sardele. Është ky titulli i një shkrimi që ka bërë bujë në Angli dhe është publikuar në tabloidin “The Sun” që sjell një pjesë të Katarit në syrin e perëndimorëve ende të paduruar për të zbuluar vendin modest në përmasa që do të organizojë Kupën e Botës.

Sipas tabloidit, qindra-mijëra tifozët që do të vizitojnë vendin në muajt nëntor-dhjetor nuk do të kenë mundësi të akomodohen që të gjithë në hotele klasi për shkak të çmimeve dhe kapaciteteve dhe organizatorët kanë ndërtuar godina të përkohshme që ngjajnë me kontejnerët dhe për të kaluar një natë në një prej tyre do t’i kushtojë 200 pound çdo turisti.

Në dhoma hoteli si sardele. Shikoni se ku do të akomodohen 1.2

“Fshati i fansave” është ndërtuar në periferi të kryeqytetit Doha ndërsa 30.000 vende janë shtuar gjatë muajit të fundit. “The Sun” citon Bloomberg që sjell disa foto ekskluzive të fshatit ku do të akomodohen shumë prej tifozëve. Alternativat janë dhoma teke dhe dhoma dyshe, nga dy shishe ujë në ditë, një frigorifer dhe një tualet për kontejner.

Në dhoma hoteli si sardele. Shikoni se ku do të akomodohen 1.2

Kompleksi është ndërtuar pranë stadiumit “Lusail”. Katari do të presë rreth 1.2 milionë vizitorë muajin e ardhshëm ndërsa në total janë ndërtuar rreth 30 mijë dhoma. Deri më tani, janë prenotar 2 milionë netë.

Në dhoma hoteli si sardele. Shikoni se ku do të akomodohen 1.2

 

 

 

EMISIONET