Ceremonia hapëse e Euro 2020 në “Olimpico”, nis zyrtarisht kampionati me ndeshjen Itali-Turqi

Mes 16 mijë tifozëve, në “Olimpico” të Romës po zhvillohet ceremonia hapëse e Kampionatit Europian të Futbollit.
Dy legjenda si Totti e Nesta hapën gjithçka ku nuk mungon spektakli në fushë dhe në shkallët e stadiumit.
Në fushë kanë zbritur Turqia dhe Italia, ndërkohë që ndeshjen po e ndjekin rreth 14-16 mijë spektatorët.
Ndeshja e cila është hapur mbrëmjen e sotme në mënyrë spektakolare, pritet të mbyllet me 12 korrik. Ndeshja finale është caktuar për 11 korrik në Uembley në Londër.
Kampionati Europian i Futbollit, i cili duhej të mbahej verën e kaluar, u shty për shkak të pandemisë së koronavirusit.
