Ndeshje epike, 7 gola, kartona, përmbysje me 10 lojtarë. Shihni fitoren e Atl. Madrid

Ndeshje epike, 7 gola, kartona, përmbysje me 10 lojtarë. Shihni

Atl. Madrid rikthehet të bëjë kampionen. Skuadra e Simeones rigjeti suksesin në La Liga por ndeshja e sotme është një nga ato që do të mbahet mend gjatë për tifozët e ekipit.

Në “Wanda”, Atletico fitoi një ndeshje epike 4-3 ndaj Getafes dhe mënyra sesi arriti të merrte 3 pikë tregon karakterin e vërtetë të kampionëve në fuqi të Spanjës teksa duhet theksuar se suksesi erdhi me 10 lojtarë për ta.

 

Sfida nisi shumë keq kur Luis Suarez humbi një penallti në 9’ por shumë shpejt Correa në 20’ dhe Cunha në 27’ shënuan dy herë duke krijuar iluzionin e fitores.

Ishte vetëm fillimi i çmendurisë pasi po në pjesën e parë, Getafe shënon 3 herë duke përmbysur në mënyrë spektakolare sfidën me golat e Mayoral dhe dopietës së Unal.

Nuk mbaron këtu fraksioni i parë pasi në minutën e 4’ shtesë Correa shënon sërish duke e çuar në 3-3 ndeshjen, një çmenduri e vërtetë.

Pjesa e dytë nis sërish keq për Atleticon që mbetet me 10 lojtarë me daljen e Felipes me të kuq por karakteri i skuadrës luftoi deri në fund dhe në 89’ u shpërblyen me një supergol nga Hermoso. Fitore 4-3, super e merituar por me shumë drithërima, shihni golat më poshtë./Ora News/.

EMISIONET