Ndeshja Francë- Zvicër barazim/ Kodra: Nuk është surprizë, skuadrat e mëdha kanë vetëm emrin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Qershor 2021, 23:18

E ftuar në emisionin “Euro 2020” në RTV Ora, Daniela Kodra, teksa ka komentuar ndeshjen mes Francës dhe Zvicrës kur kanë dalë barazim, ka thënë se skuadrat e mëdha tani kanë vetëm emrin.
Sipas saj edhe skuadrat e tjera po bëjnë të njëjtën lojë me ta.
"Rezultati flet vet, nga një rezultat 1-0, 3-1 dhe 3-3, çdo mund të pritet, nuk është më surprizë, ekipet e mëdha po kanë vetëm emrin tani, skuadrat e tjera po përmirësohen dhe po bëjnë të njëjtën lojë."


