Ndeshja Serbi-Shqipëri/ Zeka: Në pjesën e tribunës VIP në stadium, atmosfera ishte komplet shqiptare

Gazetari dhe zëdhënësi për mediat i Egnatias, Xhevdet Zeka i ftuar në emisionin ‘’Ora Sport’’ në Ora News u shpreh se në stadiumin ku u luajt ndeshja Serbi-Shqipëri, pjesa e tribunës VIP kishte një atmosferë komplet shqiptare.

Zeka: Është atmosfera para ndeshjes e mbarsur me politikë e me urrejtje e cila ndikoi.

Dhe atmosfera në ndeshje brenda stadiumit normale me sharje por jo si herët e tjera.

Ishte një atmosferë ku pjesa e tribunës VIP ishte komplet shqiptare.

Kanë brohoritur, kanë duartrokitur.

Na shanë ca herë.

Natyrisht që edhe ne me njëfarë stresi shkuam por që policia kishte marrë masa.

Për stadiumin por edhe për qytetin Leskovac nuk kishte asnjë gjë për tu trembur.

EMISIONET