Ndeshja ndaj Astanas, Daku nuk e harron Ballkanin: Koha me kalu në një nivel tjetër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Tetor 2023, 18:51

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, nuk e harron Ballkanin. Ish-sulmuesi i kampionëve në fuqi të Kosovës, përmes një postimi në rrjetet sociale i ka uruar suksese Ballakanit në ndeshjen e sotme ndaj Astanës në Konferencë Ligë.
Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, dhe fillon në orën 18:45.
“Shumë fat dhe suksese, është koha me kalu edhe në një nivel tjetër, FC Ballkani”, ka shkruar Daku duke vendosur një ikonë zemre para emrit të Ballkanit.


