Ndeshja me Serbinë, Pogoni: Situatë e vakët! Në stadium do të ketë "estradë", si në teatër
Në emisionin “Ora Sport” Artan Pogoni, pedagog tha pret që ndeshja me Serbinë të jetë shumë e vakët sepse janë bërë shumë kufizime për tifozët.
Pogoni: Kjo është një ndeshje që ka shumë dimensione dhe prekshmëri në disa plane. Në planin sportiv, Shqipëria po do të kualifikohet duhet të mundë Serbinë. Ky është plani sportiv dhe do të shohim se çfarë kombëtarja do të na servirë Silvinjo. Të shohim me çfarë do të paraqitemi. Për ta ndezur atmosferën ata e ndezin.
Kam përshtypjen se këtë radhë, përpos aty që kemi parë, do të ketë edhe shumë politikanë, estradë do të shohim. Do të na zënë edhe vendet. Nuk kam parë ndonjë thirrje apo entuziazëm. Vetëm frenime kemi pasur. Ky ambient 20% stadiumi nuk do të ketë tifozë, mua më duket shumë i vakët. Do të jemi si në teatër.

