Ndeshja e prapambetur Teuta – Dinamo City do të luhet më 17 shtator
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shtator 2025, 11:13

Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se ndeshja e prapambetur e javës së parë të Superiores, Teuta – Dinamo City, nuk do të zhvillohet më 5 shtator, siç ishte planifikuar fillimisht.
Të dyja klubet kanë gjetur mirëkuptimin për të zhvendosur ndeshjen më 17 shtator, në orën 15:00, pasi Dinamo City ka dy lojtarë të grumbulluar me ekipet Kombëtare të Shqipërisë dhe Kosovës, së bashku me dy anëtarë të stafit të klubit.

