Ndahet nga jeta Bardhyl Hoxha, ish-trajner i Vllaznisë dhe Kombëtares së gjimnastikës

Bardhyl Hoxha ish-trajneri Kampion i Vllaznisë së Shkodrës dhe Kombëtares Shqiptare të Gjimnastikës u nda nga jeta.
Bardhyl Hoxha është një emër i madh dhe i dashur për gjimnastikën, i cili i kushtoi gjimnastikës jetën e tij, nga fëmijëria e hershme dhe deri në vitet e fundit.
Nga duart e tij kanë dalë talente të tillë si: Fatime Sujovi, Irma Zyberi, Flora Skënderi, Ermira Mandija, Greta Bojani, Remzije Ashikja, Mimoza Skuqi, Angjelina Manovi, Kozeta Vasili, etj.
Bardhyl Hoxha ka meritën e jashtëzakonshme në titullin Kampion të Vllaznisë dhe fituese të medaljeve të Arta në Spartakiadat Kombëtare në vitet 1979 dhe 1984.
Bardhyl Hoxha ka qenë trajner i Kombëtares së Shqipërisë në Gjimnastikë, e më pas Sekretar i Federatës Shqiptare të Gjimnastikës.
Në ceremoninë e 100-vjetorit të krijimit të Shoqërisë Kulturore Sportive Vllaznia, ai u përzgjodh si “Trajneri i Shekullit”.

