Napoli-Sampdoria mbyll sezonin e kampionëve, festë, gola dhe…trofeu që rikthehet pas 3 dekadave (VIDEO)

Napoli-Sampdoria mbyll sezonin e kampionëve, festë, gola

Napoli mbyll sezonin zyrtarisht dhe feston në “Maradona” me fitoren 2-0 me golat e Osimhen dhe Simeones.

Një ndeshje e veçantë përpara 60 mijë spektatorëve në stadiumin mitik me emrin e legjendës argjentinase, i fundit që kishte fituar një titull në këtë kompleks.

Një pasdite e ngjyrosur me të kaltër edhe për shkak të lamtumirës së Luciano Spalletti-t.

Festë legjitime për kapitenin Di Lorenzo dhe shokët e tij të skuadrës që e ka mbyllur zyrtarisht çështjen titull shumë javë më parë falë dominimit absolut që i ka bërë këtij sezoni Napoli.

Kampionati është mbyllur me sulmin më të mirë me 77 gola të shënuar, me mbrojtjen më të mirë me 28 gola të pësuar dhe me golashënuesin më të mirë të Serisë A. Me golin e shënuar sot, Victor Osimhen e ka mbyllur në kuotën e 26 golave këtë edicion. 

EMISIONET