Napoli merr komandën në Serinë A. Rrahmani shënon në pokerin ndaj Udineses (Video)

Napoli merr komandën në Serinë A. Rrahmani shënon në

4 fitore në 4 ndeshjet e para të Serisë A, as nuk e kishin menduar e as nuk mund të kërkosh më shumë për Napolin e Spallettit.

Të kaltërit shkëlqejnë me fitoren 4-0 ndaj Udineses në Friuli duke u bërë kryesuesit e vetëm me pike të plota në kampionatin Italian.

Në një fushë ku gjithmonë ka vuajtur, Napoli arriti të fitonte bindshëm me rezultatin 4-0 ku Lorenzo Insigne hapi serine e golave ndërsa Amir Rrahmani i dha golin e dytë e të sigurisë skuadrës së Spalletit në 35’.

Dy gola të tjerë në pjesën e dytë nga Koulibaly dhe Lozano siguruan fitoren e thellë 4-0 e për më tepër vendin e parë për Napolin që prej vitesh nuk e shihte këtë pozicion, shkruan Ora News.

 

EMISIONET