Napoli gjen emrin e pankinës në Spanjë

Napoli gjen emrin e pankinës në Spanjë

Napoli kërkon një trajner me emër në arenën ndërkombëtare dhe atë e ka gjetur në Spanjë. Ish-trajneri i Kombëtares Iberike, Luis Enrique duket se është njeriu i përzgjedhur nga presidenti Aurelio de Laurentiis për të pasuar kampionin në fuqi, Luciano Spalletti.

Pasi ka skarcuar emrin e Julian Nagelsmann, numri 1 i klubit të kaltër është fokusuar te emri i ish-msfushorit, i cili u largua nga stoli i Spanjës në fund të Kupës së Botës ndërsa ka drejtuar me sukses në të shkuarën edhe Barcelonën e stili i tij i lojës mund t’i përshtatet shumë skuadrës së kaltër.

Ai luan me skemën 4-3-3 si skuadra aktuale dhe nuk ak nevojë për një revolucion që mund ta shpërfytyrojë grupin. Emra të tjerë në pritje janë edhe Gasperini, Italiano apo Rafa Benitez por Enrique mbetet në krye të listës.

EMISIONET