Nagelsmann me “dhimbje koke”, lojtari titullar operohet në zemër te Bayerni

Nagelsmann me “dhimbje koke”, lojtari titullar operohet në

Në vigjilje të ndeshjes me Bochum të Shtunën, trajneri Julian Nagelsmann doli në konferencën për shtyp të zakonshëm para sfidave por i habiti të gjithë kur njoftoi se një lojtar i skuadrës është operuar në zemër.

Trajneri i bavarezëve duke folur për formacionin zbuloi se Kingsley Coman ka patur një ndërhyrje kirurgjikale në zemër, duke tingëlluar shumë dramatike por ai qetësoi tifozët.

“Për një ndërhyrje kirurgjike në zemër, kjo është më shumë një procedurë e lehtë me një rrezik të menaxhueshëm.Kohët e fundit francezi ankohej se nuk merrte mjaftueshëm ajër dhe një EKG afatgjatë më pas sinjalizoi një çrregullim të ritmit kardiak që u rregullua me një operacion në ijë. Coman është mirë, ai vetëm ankohet për dhimbje minimale në ijë", raportoi Nagelsmann.

Sipas mjekëve të klubit, sulmuesi francez, nuk do të mungojë gjatë dhe ndërhyrja ishte pa një rrezik të madh teksa pritet që Coman të qëndrojë 2-3 javë pushim e më pas të rikthehet në stërvitje.

Praktikisht, Nagelsmann do të bëjë pa Coman deri në pauzën e kombëtareve në Tetor e pas tyre lojtari do të jetë sërish në formë.

EMISIONET