Myrto Uzuni: Në kombëtare jam gjithmonë i lumtur, për pozicionin tim vendos trajneri

Myrto Uzuni: Në kombëtare jam gjithmonë i lumtur, për

Myrto Uzuni ishte një nga dy lojtarët që dolën sot në konferencë për shtyp nga Varshava në vigjilje të sfidës me Poloninë, sfida e parë eliminatore e Shtatorit.

Uzuni si një nga sulmuesit më në formë të Shqipërisë, u shpreh besimplotë për këto ndeshje ndërsa tha se nuk ka rëndësi se kush do të shënojë në fushë dhe as për pozicionin ku mund të luajë, shkruan Ora News.

“Të gjithë e dimë rëndësinë e këtyre ndeshjeve, do të japim maksimumin sepse asnjë kundërshtar nuk është i pakalueshëm. Të gjithë sulmuesit duan të shënojnë, kur sulmuesit shënojnë ekipi ka më shumë besim, por të gjithë jemi së bashku dhe nuk e kemi vëmendjen se kush shënon. Unë jam shumë i lumtur që jam pjesë e ekipit Kombëtar, e vendos trajneri pozicionin tim në sulm.”

Lidhur me rivalin e radhës, Poloninë, Uzuni e pranoi se janë të forte por shtoi se Shqipëria mund të përballet me çdo kundërshtar në fushë.

“Polonia është ekip i forte dhe ka lojtarë cilësorë, jemi duke folur për futbollistë të nivelit të lartë në futboll, unë mendoj se ne mund të luajmë me çdo kundërshtar. Kur është grupi i fortë dhe i njëjtë i dimë karakteristikat dhe lëvizjet e tyre.”

Lidhur me aspektin personal, Myrto Uzuni konfirmoi edhe ambicien e tij për të fituar çdo ndeshje ndërsa për zërat e merkatos i anashkaloi ato.

“Normalisht që jam i përqendruar tek Ferencvaros, e mira nuk ka fund, por dua të përqendrohem tek Ferencvaros. Unë hyj për çdo ndeshje për të fituar dhe shpresojmë që do t’ia dalim. Kam shënuar katër herë dhe kam asistuar katër herë në Champions dhe dua që të vazhdojmë këto ritme”, përfundoi sulmuesi kuqezi.

 

EMISIONET