Myrto Uzuni debutim super por Reali fiton me eksperiencë. Shihni paraqitjen e lojtarit kuqezi

Pak ditë në skuadër por menjëherë titullar. Myrto Uzuni menjëherë protagonist te Granada ku sonte ishte titullar madje ndër më të mirët në fushë, ku nuk ndaloi së vrapuari dhe luftuari në fushë.
Megjithëse miqtë vunë jo pak në vështirësi skuadrën e Ancelottit, këta të fundit falë edhe eksperiencës u imponuan minimalisht me rezultatin 1-0 me golin e shënuar nga Asensio në 75’.
Gjithsesi, 80 minuta lojë dhe shumë angazhim në fushë për lojtarin kuqezi që në fakt luajti vetëm ndeshjen e parë dhe e presin shumë të tilla në një kampionat të madh si La Liga./Ora News/.

