Murriqi bën me “dhimbje koke” Lazion. Presidenti Lotito kërkon ta shesë me çdo kusht

Murriqi bën me “dhimbje koke” Lazion. Presidenti Lotito

Rikthehet pista Mallorca për Vedat Murriqin i cili u refuzua në momentin e fundit nga Club Brugge me pretekstin se nuk kaloi testet mjekësore.

Bomberi kosovar i Lazios mbetet në udhëkryq dhe e ardhjma e tij është e pasigurt por gjatë orëve të fundit ka dalë sërish në horizont emri i klubit spanjoll ku kaloi 6 muajt e fundit në formë huzaimi.

Pengesa e vetme është çmimi i kartonit të lojtarit pasi Lazio kërkon minimalisht gjysmën e investimit të bërë prej 20 milionë eurosh ndersa Mallorca arrin deri në 8.

Presidenti Claudio Lotito planifikon ta çojë në FIFA çështjen me Brugge, ndërsa po punon personalisht për të gjetur sa më shpejt një skuadër për 27-vjeçarin që ka zhgënjyer me fanellën e Lazios.

 

 

 

EMISIONET