Motta: Duam të bëjmë një ndeshje të shkëlqyer e të fitojmë

Trajneri i Juventusit, Thiago Motta, foli në konferencën për shtypin në prag të sfidës së Ligës së Kampionëve kundër Benficës, duke u ndalur edhe te disa situata që lidhen me lojtarët individualisht:
"Do të hyjmë në fushë pa bërë llogari dhe me synimin për të fituar ndeshjen. Përballemi me një ekip të madh, me lojtarë me përvojë dhe fitues.
Ne luajmë përpara publikut tonë, do të ketë një atmosferë speciale. Duam të bëjmë një ndeshje të shkëlqyer dhe të arrijmë fitoren.”
"Si është Vlahovic? Dusan është mirë dhe është pjesë e grupit. Do të shohim nëse do ta nisë lojën nga fillimi apo do të aktivizohet gjatë ndeshjes.
Ne kemi stilin tonë të lojës dhe duam të sulmojmë, duke luajtur një futboll të bukur. Synojmë të luajmë me shumë cilësi, duke vënë në vështirësi kundërshtarin.
Çdo lojtar jep maksimumin për ekipin dhe pastaj tregon gjithë potencialin e tij. Së pari është ekipi, pastaj individi. E njëjta gjë vlen edhe për të si për të gjithë të tjerët."
Nesër mund të ketë një shans, sepse edhe ai e meriton. Tani kemi më shumë lojtarë në dispozicion krahasuar me disa muaj më parë dhe të gjithë stërviten shumë mirë. Kur luajnë, e bëjnë siç duhet.
Ai është pjesë e grupit dhe do të shohim nëse do të nisë nga minuta e parë apo gjatë ndeshjes.
Kur një lojtar i vetëm vjen pas një humbjeje, është e zakonshme që njerëzit të drejtojnë gishtin. Por këtu nuk bëjmë kështu. Ai ka dhënë shumë deri tani dhe do të vazhdojë të japë maksimumin. Nuk ka shkaktuar asnjë problem, as dëmtime, as ankesa.
Kur kemi fituar, edhe ai ka luajtur mirë. Kur ekipi funksionon, dalin në pah edhe individët. Të gjithë mund të përmirësohemi dhe punojmë çdo ditë për të rritur nivelin. Jam i kënaqur me të dhe përkushtimin e tij.
Nesër kemi një mundësi të madhe për të bërë një paraqitje të shkëlqyer dhe për të arritur fitoren.
A ekziston rreziku që Vlahovic të demoralizohet?
Seancat stërvitore janë pjesë e vlerësimeve që bëj për t’u përgatitur më së miri për ndeshjet. Ne kemi nevojë të fitojmë ndeshjet.
Dusan ka luajtur shumë, dhe e kujtoj këtë, madje edhe kur nuk ishte në formën më të mirë, për shkak të nevojave tona.
Ai e bëri dhe do të vazhdojë ta bëjë. Jam i sigurt se mund të mbështetemi tek ai. Në këtë Ligë të Kampionëve ka dhënë shumë dhe ka ndihmuar ekipin. Ai është pjesë e grupit dhe është mirë. Nëse nis nga fillimi apo hyn gjatë ndeshjes, do të ndihmojë ekipin.
A keni folur me skuadrën pas fjalëve të Danilo-s?
Dua ta falënderoj publikisht Danilo-n për gjithçka që ka dhënë për këtë ekip dhe i uroj gjithë të mirat për të ardhmen.

