"Mos bëj gangsterin para meje", Florian Marku shpërthen ndaj rivalit Prodan. Shikoni momentet e tensionit

"Mos bëj gangsterin para meje", Florian Marku shpërthen ndaj

Florian Marku do të ketë shansin e madh të tregojë veten në një duel të fortë ndaj Maxim Prodan në stadiumin gjigant të Tottenham Spurs, vendi ku në mbremjen e të shtunës do të jetê edhe dueli i madh mes Anthony Joshua dhe Oleksandr Usyk për titullin botëror të peshave të rënda.

Duke mbetur te Marku sot u bë dhe prezantimi i duelit ku té dy boksierët folén para shtypit e ku gjakrat u nxehën menjëherë duke folur të dy, shkruan Ora News.


"Këtu nuk është Ukraina e as Italia, këtu ështê Shqipëria", ia preu fjalën Marku rivalit por teksa te dy më pas u panë nê sy, boksieri kuqezi e shtyu atë duke iu drejtuar egërsisht "mos bëj gansterin para meje".
Fjalë që iu thanë për shkak të qëndrimit që po bënte Maxim Prodan.


Më poshtë edhe videoja e prezantimit të duelit dhe momentet e tensionit.

Ndërkohë që eventi kryesor është dueli Joshua-Usyk, mbremja do të jetë edhe me disa ndeshje të tjera sic janë paraqitur edhe më poshtë.


Eventi kryesor: Anthony Joshua (c) vs Oleksandr Usyk – WBA (Super), IBF, WBO, IBO heavyweight titles

Lawrence Okolie vs Dilan Prasovic – For WBO cruiserweight title

Callum Smith vs Lenin Castillo

Campbell Hatton vs Sonni Martinez

Florian Marku vs Maxim Prodan

Christopher Ousley vs Khasan Baysangurov

Daniel Lapin vs Pawel Martyniuk

EMISIONET