Mjafton pjesëmarrja. Vllaznia e femrave pëson “uragan” golash në Londër (VIDEO)

Pritej një humbje e thellë me goleadë dhe ashtu ndodhi. Vllaznia e femrave pëson 8 gola në Londër përballë skuadrës favorite të grupit A, Chelseat.
Skuadra shkodrane nuk arriti të rezistonte gjatë duke lëshuar terren që në minutat e para dhe gjatë gjithë 90 minutëshit nuk regjistroi asnjë goditje në portë, pavarësisht pranisë së madhe të tifozëve shkodrane në fushën e ekipit londinez që ngjitet në vendin e parë të grupit me 4 pikë duke përfituar edhe nga barazimi 0-0 mes Real Madrid dhe PSG.
Pas dy ndeshjeve të para. Vllaznia e sheh veten në vendin e fundit në grup me 0 pikë e 10 gola të pësuar.

