“Miss futbolli” urren ta konsiderojnë thjesht si një “femër të bukur”

Ajo është “Futbollistja më seksi e planetit” por këtë “titull” e urren. Bëhet fjalë për kroaten 22-vjeçare të skuadrës së Grasshopper, Ana Markovic e cilë dëshiron që njerëzit ta vlerësojnë për atë që bën në fushën e lojës dhe jo për hiret që i ka dhuruar natyra.

E lindur në Zvicër nga prindër kroatë, ajo përfaqëson vendin e origjinës dhe adhuron Luka Modric edhe pse lojtari i preferuar është Cristiano Ronaldo për shkak të disiplinës së portugezit.

“Modric është një model për mua sepse mbi të gjitha është një futbollist që përfaqëson Kroacinë. Në futboll ka shumë lojtare të mira edhe femra si Bachman por lojtari im më i preferuar është Cristiano sepse ai është shumë i disiplinuar”.

Pjesë e Kombëtares së Kroacisë, Markovic ka tërhequr vëmendjen për shkak të pamjes së saj të jashtme. E pyetur nëse do të preferonte një kontratë me Chelsea apo një rol si modele, ajo nuk mendohet dy herë:
“Chelsea sigurisht. Më pëlqejnë shkrimet ku cilësohem futbollistja më e bukur në botë por kjo më pengon. Kur menaxherët duhet të më vlerësojnë për aftësitë e mija në fushë, kjo nuk ndodh. Nuk shikojnë asnjëherë se çfarë bëj në fushën e lojës. Ndonjëherë në postën virtuale më vijnë edhe shumë mesazhe të çuditshme nga njerëz që shkruajnë: Dua të të pastroj këpucët pas çdo ndeshjeje që luan”.

