Mirlind Daku “alla Maradona”, merr topin nga mesi i fushës dhe shënon gol ndaj Akhmatit…

Mirlind Daku “alla Maradona”, merr topin nga mesi i fushës dhe

Pas dy muajve pa gol, sulmuesi i Kombëtares kuqezi Mirlind Daku më në fund e ka gjetur rrugën drejtë rrjetës.

Qendërsulmuesi nga Gjilani shënoi, duke i dhënë epërsinë Rubin Kazanit në përballjen ndaj Akhmat Groznyt.

Daku mori topin nga gjysma e fushës, dhe në një kundërsulm të shpejtë, dribloi mbrojtësin brenda zonës dhe pastaj me një goditje të saktë nuk dështoi nga afërsia (75’), duke e dërguar topin në rrjetë.

Ky gol besohet se do t’i japi më shumë besim sulmuesit Mirlind Daku, i cili e ka vuajtur për një periudhë të gjatë mungesën e golit.

Edhe pse ishte pjesë e Kombëtares, sulmuesi nga Gjilani nuk u aktivizua asnjë minutë në ndeshjet e nëntorit, qoftë në Andorra por dhe ndaj Anglisë.

EMISIONET